Pas një bllokimi nëntë vjeçar, funksionalizohet Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë
- 02.04.2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia përuruan Repartin Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës.
Pas një bllokimi nëntë vjeçar u funksionalizua Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë, i cili përveç objektit modern është furnizuar edhe me pajisje mjekësore të gjeneratës së fundit si dhe inventar të nevojshëm, që do t’ju mundësojnë profesionistëve shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve më cilësore, si dhe ambient më atraktiv për më të vegjlit tanë.
Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, me infrastrukturë moderne tashmë ka:
? 11 dhoma me të gjitha pajisjet e nevojshme;
? 25 shtretër për hospitalizim;
? dhomën për mjekim intensiv me dy shtretër e pajisur me aparaturë të nevojshme.
Me këtë investim, Ministria e Shëndetësisë funksionalizon për herë të parë edhe shërbime të reja të munguara deri më tani për fëmijët dhe jo vetëm:
? Shërbimi radiologjik, ultrazërin dhe rëntgenin mobil në kuadër të repartit,
? Aparaturë moderne për realizimin e të gjitha analizave të nevojshme laboratorike për pacientët e këtij reparti;
? Spirometria poashtu është një shërbim i ri që do të ofrohet në kuadër të repartit të ri.
Vlera e investimeve në këtë repart është mbi 700 mijë euro duke përfshirë infrastrukturën dhe pajisjet.