Ministri Vitia takoi Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Zicherman
- 15.04.2024
Me rastin e përfundimit të misionit të saj, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi priten sot në takim përshëndetës Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman.
Në këtë takim përshëndetës u diskutua për format e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës UNICEF, veçanërisht në aspektin e reformës shëndetësore dhe ndihmën që ka ofruar UNICEF-i në këtë drejtim.
Ministri Vitia, falënderoi znj. Zicherman për bashkëpunimin e deritashëm të UNICEF-it, për shëndetësinë e Kosovës dhe shprehi vullnetin që bashkëpunimi me këtë organizatë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, znj. Nona Zicherman, falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se misioni UNICEF-it në Kosovë, do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me projekte të ndryshme që kanë qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.