Ministria e Shëndetësisë rekruton edhe 32 inspektorë të rinj
- 15.04.2024
Sot, Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia priten në takim inspektorët shëndetësorë dhe ata farmaceutik, të cilët pas përfundimit të të gjitha procedurave kanë filluar punën në fushën e shëndetësisë.
Qytetarët tani e tutje kanë më shumë mundësi që t’i ngrisin ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në institucione zyrtare, pasi që për herë të parë, që nga themelimi i këtyre institucioneve është rritur numri i inspektorëve shëndetësor nga 12 në 35 inspektorë. Ndërsa 12 inspektorëve farmaceutik u janë shtuar edhe 8 inspektorë të rinj.
Ky proces pa dyshim se do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, në kontrollin më të mirë të çdo detaji që lidhet me shërbimet shëndetësore.
Po ashtu është në fazën finale Ligji për Inspektoratin Qendror, me të cilin ligj do të rregullohet edhe më mirë ushtrimi i detyrave dhe përgjegjësive për inspektorët.
Ministria e Shëndetësisë synon të rris rekrutimin edhe më tej, sepse inspektorët janë garancia e zbatimit të ligjeve dhe trajtimit të barabartë për pacientët.