Ministri Vitia priti në takim lartësinë e saj princeshën Lamia bint Majid Al Saud
- 26.04.2024
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim, Sekretaren e Përgjithshme e “Alwaleed edhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim, Ministri Vitia, shprehi falënderime të sinqerta për mbështetjen e pa rezervë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Republikën e Kosovës dhe falënderoi shkëlqesinë e sajë, Princeshën Lamia bint Majid Al Saud për vullnetin e saj që për shëndetësinë në Republikën e Kosovës, të dhuroj pajisjen PET Scan.
Ministri, po ashtu shprehu falënderim për rolin e Presidentes së Kosovës në sigurimin e këtij donacioni të vlefshëm për shëndetësinë.
Ministri Vitia, tutje u shpreh i kënaqur që prioritetet tona të përcaktuara në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve diagnostikuese, po mbështeten drejtpërdrejtë nga organizata bamirëse dhe filantropike “AL Waleed Philanthropies”.
Po ashtu, Ministri, Dr. Arben Vitia potencoi se pajisja PET SCAN do t'i mundësojë pacientëve tonë qasje të lehtë dhe të shpejtë për diagnostikimin e sëmundjeve malinje në fazën e hershme dhe vlerësimin e përgjigjeve ndaj kimioterapisë që do të ndihmojë në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në përgjithësi.
Ministri në fund të takimit edhe njëherë falënderoi shkëlqesinë e saj, princeshën Lamia bint Majid Al Saud se vendi dhe populli ynë do të jenë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar.