Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e ri të Anglisë, z. Jonathan Hargreaves
- 30.05.2024

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e ri të Anglisë në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.
Gjatë takimit, diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellët për forcimin e bashkëpunimit.
Ambasadori Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.
Ministri Vitia falënderoi Ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Anglia. Ministri gjithashtu falënderoj Royal College of General Practitioners për mbështetjen e tyre mbi dy dekada të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Programi i Mjekësisë Familjare, i akredituar ndërkombëtarisht nga ky kolegj, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor për qytetarët.
Ambasadori Hargreaves në këtë takim ishte i shoqëruar nga Zyrtari për Politika Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Britanike në Kosovë, Blond Gerqari.
Galeria

