Ministri Vitia mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë
- 15.06.2024
e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, me temën: “Drogat dhe Shëndeti Mendor”.
Në fjalën e tij, Ministri Vitia shprehu kënaqësinë për prezencën e tij në këtë konferencë dhe theksoi rëndësinë e trajtimit të përdorimit të substancave narkotike si çështje që i takon shëndetit publik dhe që nevojitet një angazhim i përbashkët i institucioneve qëndrore dhe lokale si dhe shoqërise civile në adresimin dhe trajtimin e këtij fenomeni.
“Askush nuk zgjedh të bëhet i varur nga droga, por kjo mund t’i ndodhë secilit. Në realitet, varësia ndaj drogës është një çështje komplekse dhe kërkon më shumë përpjekje sesa qëllime të mira ose vetëm vullnet të fortë,” u shpreh Ministri Vitia.
Gjithashtu, Ministri Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2012 ka hapur qendrat për zbatimin e programit të terapisë mbajtëse me metadon, duke siguruar produktin e metadonit për të gjitha qendrat që zbatojnë programin e terapisë mbajtëse në vend si një trajtim për shërim nga çrregullimi i përdorimit të opioideve.
Ministria ka shtuar hapësirat në repartin e sëmundjeve të varësisë në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë, si dhe për t’i ndihmuar profesionistët shëndetësorë në menaxhimin e duhur të rasteve të varura nga substancat narkotike, bashkë me ta ka miratuar Udhërrëfyesin klinik “Trajtimi i Alkoolit dhe Drogave të tjera”, Udhëzuesin “Parimet e Adoleshencës: Trajtimi i Çrregullimeve gjatë Përdorimit të Substancave”, si dhe “Udhëzimin Administrativ: Masat për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijës nga Abuzimi me Narkotikë”. Ndërkohë, gjatë këtij muaji pritet finalizimi i proceseve për miratimin e Planit të Veprimit “Trajtimi i Fëmijëve Abuzues me Narkotikë.”
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë angazhimin në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me sëmundje të varësisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave me institucionet relevante të rajonit, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera.