Shërbim i ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit
- 14.06.2024

Sot, në Spitalin e Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren, u përurua shërbimi i ri i Kardiologjisë Invazive.
Ky shërbim do të zvogëlojë ndjeshëm vdekshmërinë e qytetarëve të rajonit të Prizrenit, duke reduktuar gjithashtu listat e pritjes dhe ofruar shërbime cilësore me kosto të ulët, afër vendbanimeve të tyre.
Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja kanë investuar rreth 1 milion euro për planin arkitekturor dhe punët infrastrukturore. Mbështetje financiare për finalizimin e Laboratorit të Kateterizimit është siguruar nga Qeveria e Luksemburgut, duke përfshirë pajisjet mjekësore të nevojshme, inventarin jo-mjekësor dhe trajnimet profesionale të stafit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Z. Eric Dietz, Përfaqësuesja e Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Znj. Gulten Aka, Drejtori i ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi, dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm.
Galeria




