Ministri i Shëndetësisë priti në takim homologun e tij, z. Taravari
- 27.06.2024

Ministri i Shëndetësisë priti në takim homologun e tij, z. Taravari
Prishtinë, 26 qershor 2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim njoftues homologun e tij, z. Arben Taravari, i cili ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Politika dhe Sundim të Mirë, z. Arben Fetai, si dhe Deputetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Qoku.
Në takim, Ministri Vitia i uroi z. Taravari mbarësi në detyrën e tij të re si ministër dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar rreth sfidave brenda sistemeve shëndetësore dhe prioriteteve për të ardhmen.
Të dy ministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit midis dy qeverive në shëndetësi, me qëllim të forcimit të lidhjeve në mes dy vendeve mike.