Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Suedisë, z. Jonas B. Westerlund
- 09.07.2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot priti në takim Ambasadorin e Suedisë, z. Jonas B. Westerlund, ku diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Ministri Arben Vitia e informoi ambasadorin për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar qasjen në shërbimet shëndetësore në të gjitha nivelet.
Në anën tjetër, Ambasadori falënderoi Ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të angazhohet edhe në të ardhmen me synim që të thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve mike.