Pas renovimit të Bllokut Operativ, kompletohet Klinika e Urologjisë
- 18.07.2024

Me përfundimin e suksesshëm të renovimeve në bllokun operativ të repartit të Urologjisë, Klinika e Urologjisë është transformuar tërësisht në një klinikë moderne, duke ofruar shërbime të avancuara dhe kushte të shkëlqyera për pacientët dhe stafin.
Numri i sallave është dyfishuar nga 2 në 4, përfshirë një sallë për ndërhyrje të vogla kirurgjike dhe një tjetër për ndërhyrje endourologjike, si dhe një hapësirë të dedikuar për sallën e urodinamikës. Investimet e reja përfshijnë zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, hepafiltera, dhe një sistem të integruar për oksigjen, klimatizim, ventilim dhe ngrohje.
Këto përmirësime dëshmojnë angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e kujdesit më të mirë dhe standardeve më të larta në shëndetësi.
Duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve kirurgjike dhe zvogëluar listën e pritjes, Klinika e Urologjisë tani është e gatshme të ofrojë shërbime për të gjithë pacientët.
Galeria



