Klinika e Radiologjisë pajiset me aparaturën moderne CT 128
- 30.07.2024
Sot, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, së bashku me Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, nënkolonelin Ryan Conley dhe drejtorin e ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjes CT 128, të dhuruar nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Kjo pajisje mundëson shërbime cilësore radiologjike, duke përfshirë diagnostikim të saktë, skanim të shpejtë me më pak se një minutë rrezatim, vizualizim të detajuar, imazhe 3D dhe skanim të arterieve koronare.
Në sektorin publik, ky shërbim ka një çmim prej 20 euro, apo 130 euro më pak se në sektorin privat.
Falënderojmë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë donacion dhe përkrahjen për shëndetin publik në Kosovë.