Ministri Vitia vizitoi komunat Zubin Potok dhe Leposaviq
- 01.08.2024

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Nenad Rashiq, vizituan dje Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut. Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, dhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri. Me këtë rast, u bë pranim-dorëzimi i dy veturave për shërbime shëndetësore.
Këto vetura janë të destinuara kryesisht për fshatrat e këtyre komunave, duke mundësuar që ekipet shëndetësore të kenë qasje në të gjithë territorin e komunës për programin e vizitave mjekësore në shtëpi.
Gjatë kësaj vizite, u diskutuan gjithashtu mundësitë për investime të tjera në këto komuna, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe për të qenë më afër qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Galeria





