Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Znj. Veronika Vashchenko
- 23.09.2024
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi priten në takim njoftues Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Znj. Veronika Vashchenko. Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF-it për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
Gjatë diskutimeve, u trajtuan prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për të adresuar sfidat në fushën e shëndetit publik. Të dy palët shprehën angazhimin e tyre për të zhvilluar iniciativa që do të kontribuojnë në një sistem shëndetësor më të fortë dhe më efikas.
Ministri Vitia theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe rolin e UNICEF-it në mbështetje të politikave dhe programeve shëndetësore.
Ndërsa, Znj. Vashchenko theksoi angazhimin e UNICEF-it për të ndihmuar në zbatimin e iniciativave që adresojnë nevojat për shëndetin publik.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve për të arritur qëllime të përbashkëta në shërbim të shëndetit të popullatës.