Klinika e re e Ortopedisë me standarde të larta shëndetësore
- 03.11.2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtori i SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Haxhi Avdyli, si dhe profesionistë shëndetësorë, morën pjesë në përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë në QKUK.
Investimet mbi 2.8 milionë euro në Klinikën e Ortopedisë sjellin përmirësime të dukshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke garantuar standardet më të larta të trajtimit për pacientët tanë.
Objekti i ri i ortopedisë, me një sipërfaqe prej rreth 3500 m² dhe një vlerë mbi 2.8 milionë euro, përfshin tri reparte, secila me branatoren e vet, 4 salla operative, 22 dhoma për pacientë me 44 shtretër, tualete në secilën dhomë, përfshirë tualete të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, Instalimi i sistemit "call nurse" dhe sistem qendror të klimatizimit e ventilimit.
Ky objekt modern është një mjedis i sigurt dhe shumë komod për pacientët.