Pajisje e re për klinikën e pediatrisë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët
- 20.11.2024
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), z. Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit nga Regjimenti i Karabinierëve (MSU) të KFOR-it italian në Kosovë.
Regjimenti i Karabinierëve dhuroi pajisjen mjekësore Plazma Foreza, një sistem i integruar për menaxhimin e vazhdueshëm të lëngjeve për terapi zëvendësuese renale. Kjo pajisje do të shërbejë për fëmijët që trajtohen në Repartin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në QKUK.
Zëvendësministri Berisha dhe Drejtori Azizi shprehën mirënjohjen e tyre për këtë donacion shumë të vlefshëm. Ndërkaq, Kolonel Massimo Rosati, Komandant i MSU, theksoi angazhimin e KFOR-it italian për të mbështetur popullin e Kosovës.