Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për Bashkëpagesat në Shërbime Shëndetësore

Publication Image

Pas miratimit nga Qeveria, ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ "Bashkëpagesat për Shërbime Shëndetësore", duke siguruar qasje për qytetarët në shërbime shëndetësore cilësore dhe me kosto të përballueshme.
Disa nga përfitimet për qytetarët përfshijnë:
• Fertilizimi i asistuar (IVF): në spitalet publike pa pagesë, ndërsa në ato private 3000 €;
• Rikonstruktimi i gjirit: në spitalet publike pa pagesë, ndërsa në ato private 3000-5000 €;
• Mamografia: në spitalet publike pa pagesë, ndërsa në ato private 30 €;
• Pacemaker i përhershëm: në spitalet publike 60 €, ndërsa në ato private 4000 €;
• SPECT/CT: në spitalet publike 50 €, ndërsa në ato private 800 €;
• Rezonanca magnetike: në spitalet publike 20 €, ndërsa në ato private 100 €;
• Koronografia me implantim të stentit (pavarësisht numrit të stentëve): në spitalet publike 300 €, ndërsa në ato private 3000 €.
Ky udhëzim i ri mundëson qasje të gjerë në shërbime shëndetësore cilësore pa krijuar barrë të rëndë financiare për qytetarët dhe familjet e tyre.