Ministri Vitia, priti në takim Ambasadoren e Holandës, Karin Boven
- 12.11.2024

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim njoftues Ambasadoren e Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Karin Boven. Ky takim kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë, duke synuar krijimin e mundësive për shkëmbim përvojash dhe njohurish në këtë sektor kyç për zhvillimin e Kosovës.
Ministri Vitia e njoftoi Ambasadoren Boven për prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar rëndësinë e investimeve në shëndetësi dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Holandës në fushën e shëndetësisë dhe për bashkëpunimin në menaxhimin e krizave shëndetësore.
Nga ana tjetër, Ambasadorja Boven shprehu gatishmërinë e Holandës për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës dhe vlerësoi përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.
Galeria
