Përurohet transformimi i hapësirave pritëse, sporteli dhe sistemi digjital i radhës në Klinikën e Radiologjisë
- 10.12.2024

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia si dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë morën pjesë në ceremoninë e përurimit të transformimeve të hapësirave pritëse, sportelit dhe instalimit të sistemit digjital të radhëve në Klinikën e Radiologjisë.
Me këtë rast, vizituan pajisjen SPECT/CT Any-scan Trio, të vetmën në rajon me tre detektorë për ekzaminime të detajuara e cila u instalua dhjetë ditë më parë në Klinikën e Mjekësisë Nukleare.
Sot, për herë të parë, u vendos sistemi digjital i pritjes, i cili shmang tollovitë dhe organizon më mirë radhën e pritjës për pacientët në Klinikën e Rdiologjisë. Ky sistem është pjesë e një projekti që përfshin 15 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me një kosto totale prej 80 mijë euro.
Transformimi i hapësriave të pritjës dhe sportelit në Radiologji është gjithashtu pjesë e një investimi më të gjerë, që përfshin edhe renovimet në sportelet e Klinikës së Kirurgjisë, përfshirë Kirurgjinë Plastike, Urologjinë, Kirurgjinë Torakale, Vaskulare dhe Neurokirurgjinë, si dhe Klinikën e Biokimisë, të cilat janë aktualisht në proces. Vlera totale e këtyre investimeve arrin në 393 mijë euro.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve në shëndetësinë publike sipas standardeve më të larta, me aparatura të avancuara për trajtim dhe qasje të lehtë në shërbime shëndetësore.
Galeria








