Po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore
- 11.12.2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë sot organizuan simpoziumin e parë shkëncor të teknologjisë mjekësore. Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme që ka në fokus zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.
Kjo ngjarje bëri bashkë profesorë, mjekë specialistë dhe përfaqësues të teknologjisë mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.
Ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, është një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim, si në fushën akademike ashtu edhe në industrinë e implanteve ortopedike.
Galeria



