Përurimi i renovimit të Repartit të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit
- 26.12.2024
Sot, Kryeministri i Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ministrja e Ekonomisë Znj. Artane Rizvanolli dhe profesionistë shëndetësorë morën pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Projekti është realizuar si donacion nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, në kujtim të nënës së tyre, znj. Nurije Sope, e cila ishte paciente e këtij reparti.
Renovimi i repartit është realizuar në katër faza, nga kompania B.Sope GmbH me një kosto totale prej 151,000 euro.
Ky investim është një shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe lidhjes së fortë të diasporës sonë me vendlindjen.
Ministria e Shëndetësisë falënderon familjen Sope për kontributin e tyre.
Gjithashtu, gjatë vizitës u panë nga afër investimet në efikasitetin e energjisë në disa objekte të Spitalit të Prizrenit, përfshirë termoizolimin e mureve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dhe instalimin e ngrohjes qendrore, me qëllim krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm pune dhe kursimin e energjisë elektrike.