Filluan punimet për Depon Qendrore të Barnave

Publication Image

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, vendosën gurthemelin e aneksit të ri të Depos së Barnave dhe përuruan fillimin e punimeve në objektin i cili do të transformohet në Depo moderne dhe me standardet më të larta për ruajtjen e barnave.

 

Vlera e projektit është 1,770,554.42 euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 6 muaj.

 

Ky është ndër projektet më të rëndësishëm për sistemin shëndetësor të vendit, pasi gjendja aktuale e ruajtjes së barnave nuk i plotëson kushtet e nevojshme.

 

Ndërtimi i objektit të ri do të bëhet sipas standardeve më të larta të vendeve të Bashkimit Europian, duke siguruar jo vetëm ruajtje të sigurt të barnave, por edhe kushte shumë të mira për punonjësit dhe administrim sa më efektiv të barnave në nivel vendi.