Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë

Publication Image

Sot, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi përuruan Poliklinikën Specialistike në Podujevë.
Ky institucion shëndetësor, i pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit, nga sot ofron 15 shërbime specialistike për qytetarët e rajonit të Llapit.
Shërbimet përfshijnë:
internistike: Kardiologji, Reumatologji, Endokrinologji, Hematologji, Gastroenterologji, Nefrologji.
kirurgjike: Abdominale, Torakale, Urologji, Vaskulare, Ortopedi.
Si dhe Gjinekologji, Pediatri, Pulmologji dhe Neurologji.
Përveç tyre, ofrohen analiza laboratorike dhe shërbimet e imazherisë.
Brenda objektit funksionon edhe reparti i hemodializës, i hapur një muaj e gjysmë më parë, duke u ofruar pacientëve trajtim pranë vendbanimit të tyre.
Vlera e përgjithshme e investimit është 2,429,847 euro.