Ministri i Shëndetësisë priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Prattipati

Publication Image

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Prattipati.
Gjatë takimit, ministri Vitia diskutoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme të sektorit shëndetësor.
Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për sistemin shëndetësor në Kosovë ndër vite, përfshirë investimet në projekte të rëndësishme dhe programet që kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale.