Përurohet transformimi i Institutit të Anatomisë Patologjike
- 13.03.2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, përuruan sot hapësirat e transformuara në Institutin e Anatomisë Patologjike, me një investim prej 650,000 euro në një sipërfaqe prej 976.30 m².
Në kuadër të këtij investimi janë zgjeruar dhe pajisur me inventar bashkëkohor Laboratori i Imunohistokimisë dhe ai i Patologjisë Molekulare, janë riorganizuar dhomat për më shumë specialist dhe janë funksionalizuar hapësira të reja për laboratorët, studentët dhe stafin.
Ky investim përmirëson kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe krijon hapësira më funksionale për zhvillimin e aktiviteteve laboratorike, akademike dhe profesionale.
Galeria