Ministri Arben Vitia mirëpriti përfaqësuesin e UNDP, diskutohet avancimi i shërbimeve shëndetësore

Publication Image

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti sot në takim z. Nuno Queirós, shefin e zyrës së UNDP-së në Kosovë.

Gjatë takimit, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, si dhe për prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në avancimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të UNDP-ë në sektorin e shëndetësisë.