Transformohet edhe Klinika e Kardiologjisë në QKUK

Publication Image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, dhe Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, përuruan sot transformimin e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ky investim, me vlerë rreth 1.5 milionë euro, i realizuar përmes donacionit nga Qeveria e Luksemburgut, përfshin vendosjen e angiografit të ri, pajisje e avancuar që mundëson diagnostikimin e saktë për ndërhyrje kardiologjike.
Investimi po ashtu përfshin përmirësime infrastrukturore si instalimin e sistemit të klimatizimit qendror dhe pajisjen e dhomave me banjo brenda.
Shprehim mirënjohje dhe falënderim për Qeverinë dhe popullin e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Në anën tjetër, më 8 prill ka filluar edhe transformimi i njësisë gjysmë-intensive kardiologjike, çka dëshmon përkushtimin tonë për transformimin e plotë të klinikave, spitaleve rajonale dhe të gjithë sistemit publik shëndetësor.