Ministri Arben Vitia priti përfaqësuesin e DFC-së amerikane, diskutohet për investime në shëndetësi

Publication Image

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim z. Anthony Randazzo, Drejtor Menaxhues i Zyrës për Bizneset e Vogla dhe Shërbimet Financiare në Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar, me fokus në shëndetësi dhe bujqësi, së bashku me kolegët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Gjatë takimit u prezantuan prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe u diskutua për mundësitë e investimeve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Jemi shumë falenderues për mbështetjen dhe interesimin për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor.