Ministri Vitia priti në takim përfaqësuesit e FAO-së

Publication Image

Ministri Vitia priti në takim përfaqësuesit e FAO-së
 
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim z. Raimund Jehle, Zëvendëspërfaqësues Rajonal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) për Evropë dhe Azi Qendrore, si dhe z. Naser Krasniqi, përfaqësues i FAO-së në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe FAO-së në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në qasjen “Një Shëndet” (One Health), përgatitjen dhe reagimin ndaj pandemive, promovimin e ushqyerjes së shëndetshme, sigurinë ushqimore dhe mbështetjen për kategoritë më të cenueshme të popullsisë.
Po ashtu, u diskutua edhe për projektin rajonal të financuar nga Fondi për Pandemitë, i cili zbatohet në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e FAO-së dhe Bankës Botërore.
Ministri Vitia falënderoi përfaqësuesit e FAO-së për mbështetjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik, promovimit të ushqimit të shëndetshme dhe forcimit të kapaciteteve për përballimin e sfidave të ardhshme shëndetësore.