Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, z. Grégoire Cuvelier
- 29.06.2026
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, z. Grégo
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e sektorit të shëndetësisë, me fokus mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.
Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës dhe vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të forcimit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Ambasadori Cuvelier shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.