Ministri Vitia priti delegacionin italian në QKUK, vlerësohet mbështetja për shëndetësinë
- 09.07.2026
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli, Drejtorin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim (AICS), Marco Riccardo Rusconi, si dhe Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë vizitës në QKUK, delegacioni u njoftua me investimet e realizuara përmes bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Në kuadër të vizitës u zbulua edhe pllaka e AICS-it në Klinikën e Kardiokirurgjisë, si simbol i partneritetit, miqësisë dhe mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, shprehu mirënjohjen për Zëvendësministrin Cirielli, Drejtorin Rusconi dhe Ambasadorin Antonini për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe kontributin e çmuar në forcimin e kapaciteteve të sektorit të shëndetësisë në vendin tonë.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Italisë vazhdon të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe në zhvillimin e një sistemi shëndetësor gjithnjë e më cilësor.
Galeria