Ministri Vitia priti në takim përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-së

Publication Image

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim Desk Officer për Kosovën nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Andrew Caruso, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e sistemit shëndetësor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale të profesionistëve shëndetësorë, avancimin e shëndetit publik dhe mbështetjen e reformave në sektorin e shëndetësisë.
Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë sektorit të shëndetësisë në Kosovë ndër vite, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të këtij partneriteti strategjik në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.