Shpallen rezultatet e konkursit për shkollimin specialistik për të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar
- 20.07.2023
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shpallur rezultatet përfundimtare lidhur me konkursin për Shkollim Specialistik sipas Udhëzimit të ri Administrativ.
Ky konkurs ka qenë në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit. Kriteret bazë kanë qenë: kuadri deficitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore.
Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
Në vegëzën e mëposhtme mund t’i gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve të cilët kanë aplikuar, sipas pikëve të grumbulluara:
Afati i ankesave është 15 ditë nga data e shpalljes së rezultateve